Autoritetet meksikane kanë zbuluar mbetjet e 19 trupave të njerëzve brenda qeseve plastike në një kanal të ujërave të zeza.
Çantat me trupat e therur u gjetën të enjten në një kanal në Ixtlahuacán de los Membrillos, një qytet në lindje të Guadalajara, Meksikë, transmeton oranews.
Në çanta ndodheshin trupat e 18 burrave dhe të një gruaje.
Policia raportoi se dhjetë prej viktimave janë identifikuar, përfshirë një me dosje penale.
Gjithashtu nuk përjashtuan mundësinë se në zonë ndodhen edhe trupa të tjerë.
Ndërsa nuk dihet nëse të gjitha viktimat janë të përfshirë në aktivitete kriminale.
Artikuj të ngjashëm
-
45 çanta me mbetje njerëzore gjenden në Meksikë
-
Në “Pusin e zi” në Meksikë gjenden 44 trupa të pajetë të paketuar në 119 çanta
-
Gjenden pesë trupa me koka të prera në një rrugë në Meksikë
-
Tetë punëtorë të qendrës së thirrjes u masakruan në Meksikë
-
16 trupa të pajetë gjenden në një depo të rrugëve meksikane