Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në një mal në Kanada humbin jetën 5 alpinistë

Lions Bay, 11 prill - Si rrjedhojë e rrëshqitjes së dëborës, mbi të cilën qëndronin, 5 alpinistë kanë humbur jetën në malin Harvey të Kanadasë.

Lideri i ekipit të shpëtimit, Martin Colwell, ka thënë se 5 nga 6 alpinistë kanë rënë prej një lartësie rreth 500 metra. Aksidenti ka ndodhur në malin Harvey në rajonin British Columbia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Colwell ka thënë se personi i gjashtë ka telefonuar ekipet e shpëtimit për ndihmë. Ai ka vënë në dukje se pas kërkimeve në rajon kanë gjetur kufomat e 5 alpinistëve.

Ai ka thënë gjithashtu se pas përcaktimit zyrtar të identiteteve të alpinistëve do të bëhet deklarata e detajuar në lidhje me rastin në fjalë.