Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Nigeri 300 burra e djem të lidhur me zinxhirë lirohen nga “shtëpia e torturave”

Më shumë se 300 të burgosur, burra dhe fëmijë, u identifikuan dhe u liruan nga autoritetet nigeriane në ndërtesë në Nigerinë Veriore, të cilën autoritetet e përshkruajnë si “shtëpi torturash”.

Video e publikuar tregon djem të mitur midis moshës 5 dhe 18 vjeç, të cilët janë të lidhur me zinxhirë në krah dhe këmbë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky vend nuk është as një qendër zhvendosjeje dhe as shkollë islame, siç mund ta shihni. Fëmijë të vegjël, disa nga vendet fqinje si Burkina Faso, Mali, Gana, por edhe vendetë tjera janë grumbulluar këtu dhe disa prej tyre i gjetëm të lidhur me zinxhirë. Ata i shfrytëzuan dhe i poshtëruan “, tha kreu i hetimeve.

Sipas policisë, ndërtesa kishte një shkollë islamike dhe shtatë persona të arrestuar dyshohet se ishin mësues. Ende nuk dihet se prej sa kohësh fëmijët mbaheshin peng në ndërtesë./oranews