Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Mosul kanë mbetur më pak se një mijë luftëtarë të ISIL-it

Forcave irakiane, që po përpiqen të ndjekin pjesëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit nga Mosuli u është dhënë urdhri të mos përdorin armë të rënda pasi rritjes së numrit të viktimave nga radhët e civilëve.

Në Mosul, në fillim të ofensivës në shkurt të sivjetshëm, vlerësohej se ishin dy mijë luftëtarë të ISIL-it, transmeton Al Jazeera. Tani në këtë qytet kanë mbetur më pak se një mijë sish, ka deklaruar koloneli amerikan Joe Scrocca, transmeton Koha.net.

Sekretari i përgjithshëm i KB Antonio Guterres ka theksuar se mbrojtja e civilëve përbën “prioritet absolut”.