Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se dy pjesëtarë të saj janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, gjatë aktiviteteve të tyre në pjesën veriore të Irakut.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, ka njoftuar mbrëmë vonë se raportet e para sinjalizojnë se vrasjet dhe plagosjet nuk kishin ndodhur për shkak të kontaktit me armikun, megjithëqë nuk elaborohet më tepër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia e lajmeve Amaq, e cila është e lidhur me Shtetin Islamik, ka pretenduar se raketat e hedhura nga ky grup kanë shkaktuar disa viktima në mesin e trupave amerikane në pjesën veriore të Irakut.
Luftëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, janë dëbuar nga pjesa më e madhe e territorit, që ata e kishin okupuar nga forcat qeveritare, përfshirë qytetin kryesor verior, Mosul.
Por, ata ende i kanë nën kontroll disa hapësira, përfshirë lokalitetin Tel Afar, në perëndim të Mosulit.
Faqja në Internet, iCasualties.org, që i shënon viktimat e koalicionit në Irak dhe Afganistan, ka raportuar se 11 ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak gjatë këtij vit.