Qindra vetë janë tubuar sot afër selisë së ish-KGB-së në pjesën qendrore të Moskës në Rusi, për t’i përkujtuar mijëra meshkuj dhe femra të ekzekutuar nga autoritetet sovjetike gjatë “Terrorit të madh” të Josef Stalinit.
Folësit në ceremoninë që zgjati tërë ditën në përmendoren në Sheshin Lubyanka në Moskë, i kanë lexuar me zë të lartë emrat, moshën, profesionin dhe datat e ekzekutimeve të afro 30 mijë banorëve të Moskës.
Gjatë periudhës 1937 – 38, vlerësohet se janë vrarë më se një milion njerëz nga autoritetet e dikurshme sovjetike.
Grupi i respektuar për të drejtat e njeriut në Rusi, Memorial, ka mbajtur ceremoni për çdo vit prej 2006-ës, afër selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë, që është pasardhësi kryesor i KGB-së.
Kjo ngjarje i paraprinë Ditës së përkujtimeve për viktimat e shtypjes politike, që shënohet nesër. Kjo datë ka filluar të shënohet prej vitit 1991.
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
-
Nëntë të vrarë nga një sulm rus në Ukrainë, përfshihet në flakë një katedrale historike në Kiev
-
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë
-
Katër të vrarë në Rusi nga sulmet ukrainase
-
Rusia dënon me burgim të përjetshëm katër të akuzuar për sulmin me 149 të vdekur