Myanmari konfiskoi një sasi rekord prej 30 milionë pilulash metamfetaminë, njoftoi sot qeveria, e gjendur në vështirësi në luftën kundër përhapjes së laboratorëve të paligjshëm në veri të vendit.
Përveç pilulave, autoritet mundën të sekuestronin mbi 1,7 ton kristale metamfetamine «të quajtura » « akull », dhe 502 kilogramë heroinë duke e çuar vlerën e përgjithshme të këtij konfiskimi në 44 milionë euro, transmeton ATSH-ja raportimin e AFP-së.
‘’Ky rast shënon një nga konfiskimet më të mëdha të drogës në historinë e Myanmarit’’, tha për median një zyrtar i lartë i departamentit të antidrogës.
Operacioni i kryer në shtetin Shan u pasua me arrestimin e katër trafikantëve të dyshuar që i ofruan policisë koordinatat e sakta të një vendstrehimi të fshehtë në këtë rajon të largët në veri.
Myanmari, aktualisht nën drejtimin e një qeverie civile mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë.
-
Azia Juglindore me sasi rekorde të drogës ilegale
-
Sekuestrohen 1.8 tonë metamfetaminë në Filipine
-
15 kontrabandistë të vrarë nga operacioni i ushtrisë tajlandeze në kufi me Birmaninë
-
Dubai sekuestron amfetaminë në vlerë 1 miliard dollarë
-
Me djegie të drogës, në Birmani shënohet Dita ndërkombëtare kundër trafikimit të saj