Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Maqedoni të Veriut tetë të vdekur e 127 të infektuar të rinj nga COVID-19

Në Maqedoni të Veriut tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 127 raste të reja, është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja kanë rezultuar nga 904 testime të bëra. Në 24 orët e fundit janë shëruar 83 pacientë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Maqedoni të Veriut në total janë regjistruar 9153 raste me COVID-19, ndërsa 422 kanë përfunduar me fatalitet. Aktualisht janë 3921 raste aktive.