Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

24 të vdekur e 1837 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se 24 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 1.837 raste të reja, ndërkaq janë shëruar 85 persona.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i epidemisë është 266.937, i të shëruarve 239.666, dhe numri i viktimave ka shkuar në 8.362.