Partia rome në Serbi ka kumtuar se mbrëmë rreth orës 21.00 janë sulmuar tri lagje rome në Leskovc dhe me këtë rast ka reaguar policia.
Siç njofton kumtesa e kësaj partie, të cilën e publikon n1, rreth 50 persona me kërbaçë janë sjellë dhunshëm nëpër lagjet rome Sat Mahalla, Podrvce dhe Slavka Zlatanoviq në Leskovc.
Zëdhënësja e Partisë rome Sanja Shajn ka kërkuar që shteti të sigurojë roje policore nëpër ato lagje, transmeton Koha.net, ndërsa i ka ftuar romët për vetëpërmbajtje, transmeton Koha.net.
Ky është sulmi i dytë ndaj këtyre lagjeve rome në këtë qytet të Serbisë, saktëson kumtesa.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia i quan dezinformata raportimet se një grup shqiptarësh sulmoi policinë serbe
-
Tre shtetas të Serbisë raportojnë se janë sulmuar fizikisht në Leposaviq
-
Raportohet se një serb sulmoi seksualisht e ia dëmtoi veturën një gruaje
-
Kaos total në Serbi, protestuesit thyejnë zyrat e partisë së Vuçiqit
-
Tensione në Serbi gjatë protestave pro dhe kundër qeverisë, 16 policë të lënduar