Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Kroaci 85 të vdekur nga koronavirusi, në Bosnjë 36

Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë shënuar një tjetër ditë të rëndë.

Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë shënuar 85 të vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe 3.918 raste të reja pozitive.

Ndërkohë në Bosnjë, janë vdekur 36 pacientë me COVID-19 dhe janë shënuar 865 raste të reja.

Deri më tash, në Kroaci janë regjistruar 186.963 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë, kurse kanë vdekur 2.995 pacientë. Në Bosnjë, janë shënuar 103.232 raste pozitive, kurse kanë vdekur 3.511 pacientë.