Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti publikoi pamje nga një shkollë në Krimenë e pushtuar përkohësisht, ku rusët po u mësojnë nxënësve të shkollave fillore se si të çmontojnë kallshnikovë, të veshin uniforma kamuflazhi dhe të marrin pjesë në luftime.
Videoja e publikuar tregon nxënësit e shkollave fillore teksa çmontojnë automatikun kallashnikov dhe konkurrojnë se kush do të jetë më i shpejtë.
Tregon gjithashtu pamjet e fëmijëve, të cilët nuk duken më të mëdhenj se nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt, të veshur me uniforma kamuflazhi, duke pozuar fillimisht me armë dhe më pas duke demonstruar aftësi luftarake me trup.
Në dhjetor 2022, Ministria Ruse e Arsimit kishte miratuar një program shkollor me mësime për luftën në Ukrainë, si dhe seksione ku mësohet se si të gjuajnë me një kallashnikov dhe të hedhin një granatë.
VIDEO:
-
Nxënësve në Ukrainë po u mësohet se si të përdoren dronët
-
Lituania mëson fëmijët në kufirin me Rusinë se si të fluturojnë dronë
-
Si po i përgatit Rusia fëmijët ukrainas që të luftojnë për të
-
Rusia po i përdor të rinjtë ukrainas si armë në luftën e saj hibride
-
“Kur dronët ukrainas dalin për gjah”, si po e shkatërron Ukraina artilerinë ruse në fushëbetejë