Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Kirkizi, grabit e më pas e vret nusen

Ministria e Brendshme e Kirgizisë tha se policia do të dënojë vrasësin brutal të 20 vjeçares që ishte kidnapuar si shkak i traditës së kidnapimit të nuseve.

Ministri i Brendshëm Kashkar Junushaliev po merret drejtpërsëdrejti me këtë çështje, për shkak se pas ndalimit nga policia kishte ndodhur edhe vrasja.

Hetuesit kishin lënë viktimën dhe vrasësin në një dhomë për arsye të panjohura.

“Sot ose nesër, si rezultat i hetimeve të brendshme, zyrtarët që janë treguar neglizhentë, do të mbajnë përgjegjësi”, tha ministri. Prokurorët e Kirgizisë kanë hapur hetime mbi këtë vrasje, ndërkaq 29 vjecari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është hospitalizuar për shkak të plagosjes së vetvetes, thanë zyrtarët.