Në atë që është konsideruar vatra e koronavirusit, Kinë, po raportohet për gjithnjë e më pak të infektuar me koronavirus. Por situatë krejt tjetër është në pjesët tjera të botës, sidomos Kore të Jugut, Iran dhe në shtetet evropiane, raporton Index.
Në Itali, gjatë orëve të pasdites të së martës, numri i të infektuarve është rritur për disa qindra.
Mediat italiane raportojnë se deri në mëngjesin e sotëm, janë regjistruar 2.502 persona, që është për gati 250 më shumë se që ishte të martën mbrëma.
Në Itali është rritur edhe numri i të vdekurve si pasojë e këtij virusi.
Të martën në Itali janë regjistruar 27 të vdekur, gjashtë më pak se në Kinë, që është bilanc i rënd krahasuar me numrin e të infektuarve.
Deri më tash, në Itali kanë vdekur 80 persona me këtë virus.
Edhe
Franca, vatra e tretë e koronavirusit në Evropë
Në gjithë botën është raportuar për rreth 93 mijë të infektuar dhe 3.200 të vdekur. Vetëm në Kinë janë mbi 80 mijë të infektuar dhe 2.981 të vdekur. Dje në Kinë janë raportuar 119 të infektuar, që është më pak se një ditë më parë. Irani po ashtu qëndron keq me 2.336 të infektuar dhe 77 të vdekur. Në Kore të Jugut, sipas të dhënave të së martës mbrëma, janë 5.328 të infektuar e 32 të vdekur.
Në Japoni, numri i të infektuarve ka kaluar 1.000-shin.
-
Mbi 598 mijë të infektuar me konronavirus në nivel global, dhe mbi 27 mijë viktima e 131 mijë të shëruar
-
Pas dy ditësh shpresë, Italia mbyll një tjetër 24-orësh të frikshëm – 743 të vdekur
-
Italia shënon ditën e dytë rresht me rënie të numrit të të vdekurve
-
Numri i të infektuarve me koronavirus shkon mbi 307 mijë, e mbi 13 mijë viktima