Në Itali, vatrën më të madhe të koronavirusit, janë raportuar 602 të vdekur në 24 orët e fundit, njoftoi të hënën mbrëma Al-Jazeera.
Kjo është dita e dytë rresht që ky vend shënon rënie të numrit të të vdekurve si pasojë e Covid-19, raporton KOHA.
Dje ishte raportuar për 651 të vdekur, kurse të shtunën për 793.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 6.078, ndërkohë i të infektuarve në 63.928.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se duhet të kalojnë edhe disa ditë para se të dihet nëse Italia është në fillim të një tendence pozitive në trajtimin e koronavirusit.
Artikuj të ngjashëm
-
192 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali
-
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Itali vazhdon të bjerë
-
Në Itali, 602 të vdekur në 24 orët e fundit, ka rënie të të infektuarve
-
Në Itali, 619 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit
-
Pas dy ditësh shpresë, Italia mbyll një tjetër 24-orësh të frikshëm – 743 të vdekur