Në Itali janë regjistruar 619 vdekje si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Reuters të shtunën.
Kjo shifër shënon rritje krahasuar me një ditë më parë, kur u raportuan 570 vdekje, transmeton KOHA.
Gjithsej në Itali, kanë vdekur 19.468 persona, që e bën vendin e dytë më të goditur në botë pas SHBA-së (19.816).
Po ashtu, rritje është shënuar edhe me të infektuarit. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4.694 krahasuar me 3.951 një ditë më parë.
Totali i të infektuarve është rritur në 152.271.
Artikuj të ngjashëm
-
192 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali
-
Italia raporton 377 të vdekur nga koronavirusi dhe 12.545 të infektuar në 24 orët e fundit
-
361 të vdekur nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit
-
Italia raporton 347 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
Italia i regjistron 298 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit