Një zyrtar i lartë për edukim në Iran, ka bërë thirrje që të ndalohet mësimi i gjuhës angleze në shkollimin fillestar, pas paralajmërimeve të liderëve islamikë se kjo gjuhë ka dërguar në “pushtimin kulturor” nga ana e Perëndimit.
Shefi i Këshillit për Edukim të lartë, Mehdi Navid-Adham, ka thënë për një televizion shtetëror se “mësimi i gjuhës angleze në shkollat qeveritare dhe ato jo-qeveritare është kundër ligjeve dhe rregulloreve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëllimi kryesor është që në edukimin fillestar të mësohen themelet e kulturës iraniane për nxënësit”, ka thënë ai, transmeton rel.
Në Iran gjuha kryesore është ajo persishte, derisa mësimet e para të fëmijëve në gjuhën angleze fillojnë kur ata janë në moshën 12-14 vjeçare, ndonëse tek disa shkolla mësimet mund të fillojnë edhe më herët.
Ende nuk është e qartë nëse ndalimi ka filluar të zbatohet.
Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, më 2016 pati shfaqur shqetësimet e tij për “mësimet e gjuhës angleze në kopshte të fëmijëve”.
Më 2017, agjencia e Inteligjencës iraniane ka ndaluar publikimin e një libri në gjuhën kurde.