Të paktën një person ka vdekur në një shpërthim në një fabrikë të pajisjeve ushtarake në Britani, pas shpërthimit të një zjarri, njoftojnë mediat britanike.
Nga ky shpërthim sipas Policisë është lënduar rëndë një person.
Siç njoftohet zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për njerëzit që jetojnë në atë hapësirë. Zëdhënësi i Policisë ka thënë se personi i lënduar është në gjendje kritike.
Në pyetje është fabrika e cila prodhon pajisje për anije ushtarake. Shkaqet e shpërthimit deri më tani nuk dihen ndërsa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
Artikuj të ngjashëm
-
10 të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë ruse të armëve
-
Disa të vdekur pas shpërthimit në fabrikën e municioneve në Tennessee
-
Zjarr në një fabrikë ruse, të paktën 11 të vdekur dhe rreth 130 të lënduar
-
Një i vdekur e dhjetëra të lënduar nga një shpërthim në një fabrikë në Pennsylvania
-
Shpërthim në fabrikën e municioneve në Turqi, 12 të vdekur