Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në gjithë botën mbi 71 milionë raste me COVID-19

Foto: Reuters

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 71 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 71 168 090 raste me COVID-19, që për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 16 137 040 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9 826 031), Brazili (6 794 910), Rusia (2 597 711), Franca (2 351 372), Britania e Madhe (1 809 455), Italia (1 805 873), Turqia (1 780 673), Spanja (1 741 439), Argjentina (1 482 216), Kolumbia (1 399 911) dhe Gjermania (1 290 135), transmeton kp.

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1 597 048 persona ndërsa 49 412 357 janë shëruar duke mposhtur virusin.