Policia kundër terroriste gjermane ka zbuluar rrjetin e kampeve paraushtarake djathtiste për ushtrime të fshehur nëpër male, transmeton Koha.net.
Në këtë aksion janë konfiskuar armë e drogë, ndërsa hetues nga Thuringen kanë deklaruar se të paktën 13të dyshimtë janë të njohur për policinë dhe se disa nga ta janë pjesë e aktivitetit ndërkombëtar ultra, shkruan The Independent, përcjell al jazeera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia, pos armëve, ka gjetur edhe material propagandues, telefona mobilë e kompjuterë në 14 lokacione, në Thuringen, Erfurt dhe Goettingen.
Zëdhënësi i policisë ka thënë se në shënjestër ishte “organizata kriminale” e akuzuar për krijimin e kampeve paraushtarake për trajnime nëpër male.
“Besohet se disa nga të dyshimtit janë pjesë e lëvizjes aktive ndërkombëtare të ekstremistëve djathtistë të cilët synojnë largimin e rendit shoqëror e qeveritar në Gjermani por edhe në shtete të tjera të Europës.
Në aksion ka marrë pjesë policia nga gjashtë shtete e nuk është publikuar nëse grupi kishte paraparë sulme.
Gjatë hetimeve u arrestua edhe personi që s’ishte i dyshimtë e i cili është akuzuar për sulm dhe plagosjen e dy policëve.
Tek ai u gjetën gjësende naziste e simbole dhe besohet që ai të ketë qenë anëtar i lëvizjes “Reichsbuerger”, e cila pohon se shteti i Gjermanisë është i paligjshëm.