Përqindja e popullatës myslimane në Gjermani do të mund të dyfishohet në vitin 2050, theksohet në studimin e Institutit amerikan „Pew”.
„Në Gjermani, nëse merret para sysh migrimi i rregullt pa valën e refugjatëve, në vitin 2050 pjesa popullatës myslimane mund të arrijë në 11 për qind, që është dy herë më shumë se sa deri më tash”, del nga studimi i publikuar sot në Berlin, njofton Hina.
Instituti vlerëson se pa migrimin e rregullt, nga 5.5 për qind myslimanët mund të shtohen në 11 për qind marrë para sysh se myslimanet lindin 1.9 për qind më shumë se femrat tjera në Gjermani, transmeton Koha.net.
Sipas studimit në të cilin janë analizuar shënime nga vendet anëtare të Bashkimit Europian,të Norvegjisë e të Zvicrës, vendi me më së shumti myslimanë në BE është Franca (8,8 për qind, që ndiqet nga Suedia (8,1 për qind) dhe Britania e Madhe (6,3 për qind).
Studimi tregon se shumica e gjermanëve ardhjen e refugjatëve të shumtë nga Siria e Iraku nuk e shohin rrezik serioz siç po ndodh në Poloni, Hungari, Itali e Greqi.
-
Skenari i errët: Si do të dukej Evropa pa imigrantë për 80 vjet
-
Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
-
Gjermania: Një në katër emigrantë do të largohet
-
Gjermania u dha nënshtetësi një numri rekord të njerëzve më 2024
-
Myslimanët në Evropë përjetojnë ngritje shqetësuese të diskriminimit, zbulon sondazhi