Botë

Skenari i errët: Si do të dukej Evropa pa imigrantë për 80 vjet

Popullsia

Rritja e numri të udhëheqësve në Evropë që ndjekin politikat anti-imigrim, përfshirë shtetet si: Franca, Gjermania dhe Italia, ka ngritur shqetësimin nëse përballja me ndryshimin demografik do të vazhdojë të përkeqësohet, veçanërisht po të ndalonte plotësisht imigrimi.

Në bazë të disa projeksioneve të “Eurostatit”, janë disa shtete të cilat do të pësonin ndryshimet më të mëdha. Në total popullsia e Bashkimit Evropian do të binte deri në 295 milionë banorë deri në vitin 2100, nga 447 milionë sa janë sot.

Në rast se Zvicra nuk do të lejonte asnjë imigrant, atëherë numri i banorëve në këtë shtet do të binte në 5,7 milionë gjatë 80 vjetëve të ardhshëm.

Duket se më së shumti do ta pësonte Gjermania për shkak të popullsisë që konsiderohet e vjetër sipas moshës. Pa imigrantë, në Gjermani, popullsia mund të bjerë nga 83 milionë në 53 milionë gjatë 80 vjetëve të ardhshëm nëse kufijtë do të mbylleshin plotësisht, duke shkaktuar kështu reduktim të fuqisë punëtore dhe ngarkesë më të madhe për sistemet sociale, shkruan The Guardian.

Në një skenar pa imigracion, Italia si një nga vendet me normat më të ulëta të natalitetit në Evropë, do të mund të zvogëlohej për nga popullsia me më shumë se gjysma e numrit të banorëve sa janë aktualisht.

Ndalimin e imigracionit në rënie të popullsisë do ta ndiente edhe Franca. Deri në vitin 2100, nga 68 milionë, numri do të binte në 59 milionë.

Për 20 milionë do të ulej numri i banorëve edhe në Britaninë e Madhe në rast se imigracioni do të ndalej edhe atje. Nga 68 milionë sa numëron aktualisht, numri do të binte në 48 milionë banorë.
Rritja e popullsisë të të moshuarve do t’i vinte shtetet nën presion ekonomik, pasi aktualisht 21 për qind e popullsisë së BE-së është 65 vjeç ose më e vjetër.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo do të sjellë ngadalësim të rritjes ekonomike dhe rritje të barrës tatimore, pasi shpenzimet për pensione dhe kujdesin shëndetësor do të rriten.

Tashmë, disa shtete të BE-së, si Franca, Italia, Gjermania dhe Spanja, kanë parë rritje të barrës tatimore, të shprehur në përqindje të të ardhurave tatimore në prodhimin e brendshëm bruto, duke reflektuar kështu nevojën për të financuar shërbimet për një popullsi që po plaket.

Projeksione te Eurostat
Shiriti i kuq - pa imigrantë
Shiriti i zi - me imigrantë