Në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke filluar që nga 1 korriku, studentët do të mund të marrin armë me vete në universitet për vetëmbrojtje. Mjafton që arma të mos jetë në dukje
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është firmosur ligji që lejon mbajtjen e armëve dhe në sallat e leksionit në universitete në shtetin e Georgias. Pra duke filluar që nga 1 korriku do të jetë e ligjshme të jesh i armatosur në shkollë
E vetmja klauzolë është që armët e zjarrit të mos mbahen në dukje, duke bërë që në shtetin amerikan mbajtja e një arme në universitet të jetë një normalitet.
Gjithashtu në kampus do të mund të futen armë sipas normës së miratuar nga guvernatori republikan Nathan Deal, në këtë post që nga viti 2011, i cili në këtë mënyrë ka rrëzuar një veto të një viti më parë pas protestave të shoqatave që bëjnë apel për më shumë kontrolle
Nga ana tjetër e barrikadës konservatorët dhe aktivistët e amendamentit të dytë, e quajnë thelbësor këtë vendim pasi studentët në këtë mënyrë do të jenë më të sigurt.
-
Mësimdhënësve në Floridë iu lejohet të bartin armë në klasë
-
Florida një hap më pranë kontrollit të armëve
-
Nxënësi 13-vjeçar kapet me armë zjarri në shkollë në Ferizaj
-
Një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA
-
Të paktën katër të vdekur nga një sulm me armë në një shkollë të mesme në SHBA