Masat e reja për kontrollin e armëve në Florida të SHBA-së kanë kaluar edhe një pengesë ligjore, disa javë pas të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë.
Dhoma e Përfaqësuesve të këtij shteti ka kaluar ligjin që rrit moshën për blerjen e armës nga 18 në 21 vjeç dhe imponon një periudhë të pritjes treditëshe për të gjitha shitjet e armëve, transmeton rel.
Ligji, i cili ka kaluar edhe në Senat, tani shkon te guvernatori i shtetit.
Më 14 shkurt, shtatëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në një shkollë të mesme në Parkland të Floridës.
Prejse ka ndodhur kjo ngjarje, shumë nxënës të mbijetuar kanë lobuar te politikanët për kontroll më të madh të armëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagosen 12 persona në një festival në SHBA, policia vihet në kërkim të të dyshuarve
-
Suedia planifikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 13 vjeç për krime të rënda
-
Australia do të shtrëngojë edhe më tej ligjet për armët pas sulmit në Sidnei
-
Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në një ditëlindje fëmije në Kaliforni
-
Katër të vdekur gjatë përndjekjes policore të një veture në Florida