Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mësimdhënësve në Floridë iu lejohet të bartin armë në klasë

Ligjvënësit në Floridë e kanë miratuar të mërkuren ligjin, i cili iu lejon mësimdhënësve që të bartin armë nëpër klasë, duke e shtrirë në këtë mënyrë programin e nisur pas sulmit me viktima në një shkollë të mesme në Parkland, me qëllim të parandalimit të vrasjeve në të ardhmen.

Dhoma e Përfaqësuesve në Floridë ka fituar me 65 vota “për” dhe 47 “kundër”, për miratimin e këtij ligji, teksa Senati i këtij shteti e kishte miratuar javën e kaluar, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Guvernatori i këtij shteti, Ron DeSantis pritet që ta nënshkruajë ligjin, duke iu mundësuar shkollave që dëshirojnë të marrin pjesë në programin vullnetar, “Guardian”, të armatosin ata mësimdhënës që e përfundojnë kursin 144-orësh.

Më 14 shkurt të 2018-tës, një ish-nxënës i armatosur me armë gjysmëautomatike kishte ndërmarrë sulm në shkollën e mesme “Marjory Stoneman”, duke lënë 17 të vrarë dhe 17 të plagosur.