Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Francë rriten prirjet anti-LGBT

Të paktën një person në pesë, të cilët e pranojnë veten si LGBT, deklaron se në përditshmërinë e tyre kanë qenë viktimë e një agresioni fizik në Francë, sipas një studimi.

”Në total, 22% të LGBT janë bërë edhe më parë objekt i dhunës fizike me karakter homofob si shpulla apo goditje”, sipas anketimit të IFOP, që nxjerr në pah një rritje të ndjeshme me pesë pikë, krahasuar me studimin e fundit për këtë çështje në qershorin e 2018.

Në 12 muajt e fundit, numri i viktimave të dhunës fizike është dyfishuar mes periudhës qershor 2018 (3%) dhe prill 2019 (7%) dhe 60% e tyre pranojnë se kanë menduar të kryejnë vetëvrasje.

Në total, më shumë se një person LGBT në dy (55%, +2 pikë) deklaron se ka rënë pre e agresionit homofob, në çfarëdo lloj forme në përditshmërinë e tij.

Tendenca mbetet e pandryshuar në lidhje me ofendimet (29%, +1 pikë), shkatërrim të pronës (21%) apo ngacmimeve me karakter seksual (22%, -2 pikë)./Atsh/