Papa Françesku ka shfrytëzuar fundjavën e Pashkëve Ortodokse për të apeluar edhe një herë për armëpushim në Ukrainë.
Flamuri kaltër e verdhë i Ukrainës u valëvit mes besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, ku udhëheqësi i Kishës Katolike Romake kujtoi luftimet që shpërthyen dy muaj më parë në Ukrainë, raportoi "The Guardian".
“Në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar. Është e trishtueshme që në këto ditë më të shenjta dhe solemne për të krishterët dëgjojmë më shumë zhurmën vrastare të armëve sesa atë të kambanave që lajmërojnë ringjalljen. Ripërsëris thirrjen për një armëpushim të Pashkëve, shenjën më të vogël të prekshme të gatishmërisë për paqe. Ndaloni sulmet për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”, ka bërë thirrje ai.