Në Çeki sot ka vazhduar votimi për të dytën ditë me radhë, në kuadër të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat garojnë, presidenti aktual, Milos Zeman, ish-komunist, dhe akademiku proevropian, Jiri Drahos.
Vendvotimet mbyllen sot në orën 14 sipas kohës së Evropës së Mesme, ndërsa rezultatet finale të kësaj gare tejet të paqartë, pritet të shpallen disa orë pas përfundimit të votimeve, transmeton rel.
Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale filloi dje dhe përfundon sot, meqë në rundin e parë, më 12 dhe 13 janar, asnjëri prej kandidatëve nuk ia doli të fitoj më tepër se 50% të votave.
Milos Zeman në këtë rreth të votimeve i fitoi 38.6%, ndërsa Jiri Drahos, 26.6% të votave.
Artikuj të ngjashëm
-
Zeman nuk siguron fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Çeki
-
Në Çeki mbahen zgjedhjet presidenciale
-
Milos Zeman, kundërshtuesi i pavarësisë së Kosovës, rizgjidhet president i Çekisë
-
Erdogani prin me vota, por balotazhi konsiderohet i pashmangshëm
-
Mbyllen qendrat e votimit në Mal të Zi, votuan mbi 70 për qind