Në Republikën e Çekisë po mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat favorit konsiderohet presidenti aktual, Milos Zeman, 73 vjeçar, i cili e kundërshton imigrimin dhe shihet si politikan prorus.
Në këto zgjedhje, që kanë filluar dje dhe përfundojnë sot pasdite, garojnë edhe tetë kandidatë të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse asnjë kandidat nuk e fiton shumicën e votave, atëherë dy kandidatët më të suksesshëm kualifkohen për rundin e dytë, që është i planifikuar për 26 dhe 27 janar.
Sipas hulumtimeve të opinionit, kandidati më serioz i presidentit aktual është Jiri Drahos, ish-president i Akademisë së Shkencave të Çekisë.
Kandidatë të tjerë janë edhe ish-kryeministri, Mirek Topolanek, autori i teksteve muzikore dhe biznesmeni, Michal Horacek, e të tjerë.
Të drejtë të votës kanë afro 8.4 milionë shtetas të Çekisë.