Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Bullgari vritet brutalisht gazetarja

Gazetarja televizive Viktoria Marinova është vrarë brutalisht në qytetin Ruse në veri të Bullgarisë.

Prokurori rajonal Georgi Georgiev ka thënë se trupi i Marinovës (30 vjeçare) është gjetur në park, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, vdekja është shkaktuar goditja në kokë dhe ngufatja.

"Asaj i mungojnë telefoni, çelësat e veturës, syzet dhe disa pjesë rrobash", ka saktësuar Georgiev, përcjellin mediet.

Ministri i brendshëm bullgar Mladen Marinov ka konfirmuar se viktima ka qenë e dhunuar.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka shfaqur shpresën se hetimi do të jetë i suksesshëm dhe se falë mostrave të ADN-së, autori do të gjendet.

Artikuj të ngjashëm