Një i dyshuar është arrestuar në Gjermani në lidhje me vrasjen e gazetares së njohur bullgare Viktoria Marinova, konfirmoi Qeveria bullgare për shtypin.
‘’I dyshuari është një 21-vjeçar’’, tha ministri i Brendshëm bullgar, Mladen Marinov. Ai nuk ka specifikuar se në cilin vend të Gjermanisë është arrestuar.
Trupi i Marinovës u gjet të shtunën në një park në qytetin bullgar të Ruses, ku ajo kishte shkuar për vrapim, dhe ishte përdhunuar, sipas ekspertizës.
Një person nga Rumania i arrestuar ditë më pare është lënë i lire për shkak të mungesës së provave.
Marinova, 30 vjeçe, drejtonte një program në një kanal lokal televiziv kabllor.
Episodi i fundit paraqiste gazetarët investigativë nga Rumania dhe Bullgaria, të cilët po studionin mashtrimet me fondet e BE-së në Bullgari.
-
Gjermania ekstradoi të dyshuarin për vrasjen e gazetares bullgare
-
Vrasësi i gazetares bullgare dënohet me 30 vjet burgim
-
Mijëra persona në funeralin e gazetares së vrarë bullgare
-
Vrasja brutale e gazetares dhe liria e kufizuar e shtypit në Bullgari
-
“Nuk ka prova” se gazetarja bullgare u vra për punën e saj