Zyrtarët e Serbisë thonë se kanë zbuluar depo të materialit me shkallë të lartë toksike, i vendosur në mënyrë ilegale në kontejnerë në një pronë private afër kryeqytetit, Beograd.
Ministria e ambientit e Serbisë ka njoftuar mbrëmë se depot e fshehta me afro 25 tonelata të mbeturinave kimike ishin vendosur në një gropë në territorin e qytetit Obrenovac, afro 50 kilometra në jugperëndim të Beogradit.
Një zyrtar i ambientit u tha gazetarëve se ky aksion i policisë ka ndihmuar në shmangien e një “katastrofe ambientale”.
Zyrtarët thanë se po zhvillohen teste për të përcaktuar nëse këto mbeturina e kanë helmuar tokën dhe puset në afërsi.
Policia tha se pronari i kapacitetit, ku është gjetur ky material, është arrestuar dhe ai mund të ballafaqohet me akuza për rrezikim të sigurisë publike.
-
Kamufloi origjinën e 130 tonëve pleh kimik për ta futur në Kosovë, ndalohet nga Dogana
-
13 të arrestuar para nisjes së protestës në Beograd
-
Mbyllen disa shkolla në Beograd, pati raportime për bomba
-
Sekuestrohen 1648 litra tretës, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia
-
Në veri të Mitrovicës zbulohet një laborator droge, dy serbë të arrestuar