Dogana e Kosovës ka ndaluar mbi 130 tonë pleh kimik që po tentoheshin të futeshin në Kosovë.
Dogana njoftoi se një subjekt ekonomik ka tentuar të mashtrojë duke provuar të importojë plehun kimik me origjinë nga Federata Ruse, por duke e paraqitur atë si produkt me origjinë nga Serbia.
Kompania paraprakisht kishte marrë përgjigje negative me shkrim nga Dogana e Kosovës se importi i këtij produkti ndalohet për shkak të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, derisa subjekti ka vazhduar me tentativën për të kamufluar origjinën duke ambalazhuar paraprakisht mallin me thasë që mbanin emërtimin e një prodhuesi nga Serbia, njoftoi tutje Dogana.
Pala është urdhëruar që ta kthejë menjëherë mallin jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia
-
Parandalohen mallra të falsifikuara, Dogana: Përbëjnë kërcënim serioz
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara nga Serbia
-
Kapen cigare, arra dhe kikirikë të kontrabanduar
-
Policia e Dogana sekuestrojnë mall të kontrabanduar në vlerë rreth 120 mijë euro