Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në BE vjet kërkuan azil mbi 1.2 milion njerëz

Agjencia për Statistika e Bashkimit Evropian tha se vitin e kaluar mbi 1.2 milion njerëz kanë aplikuar për azil në BE.

Shumica prej tyre kanë qenë sirianë, afganë dhe irakianë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të dhënat e publikuara sot, Eurostat tha se aplikimet për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë më pak në numra, krahasuar me vitin 2015, por gati dyfish më shumë se 562,700 njerëzit që kanë aplikuar për azil për herë të parë në vitin 2014.

Nga ata që kanë arritur në BE vitin e kaluar, rreth një e treta, përkatësisht 334,800, kanë qenë nga Siria, 183,000 kanë qenë afganë dhe 127,000 irakianë.

Eurostat tha se 60 për qind e aplikimeve për azil janë bërë në Gjermani.