Bashkimi Evropian ka shënuar rënie të shkallës së përgjithshme të pirjes së duhanit në 27 vendet anëtare, por njëkohësisht gjithnjë një numër më i madh i të rinjve evropianë përdorin prodhimet e duhanit, ka bërë të ditur të martën Komisioni Evropian.
KE, me rastin e 31 majit, Ditës Botërore kundër Duhanit, ka publikuar studimin që tregon se shkalla e përgjithshme e pirjes së duhanit në BE ka rënë në 26 për qind, transmeton kp.
Përqindja në mesin e të rinjve ndërmjet moshës 15 deri 24-vjeç nga 25 për qind sa ishte në vitin 2014 është ngritur në 29 për qind në vitin 2017.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja drejt rishikimit të ligjeve për duhanin e nikotinën, në Kosovë ka rezistencë
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
-
Përmasa alarmuese, çdo i shtati fëmijë evropian pi duhan
-
Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri
-
BE-ja do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale