Vendi me rreth 400 mijë banorë është shtëpia e 9 mijë peshkatarëve të kërmijve - plotësisht 2% e popullsisë dhe numri duket se po mbahet i qëndrueshëm edhe me rënien e tyre, sipas një studimi në revistën “Menaxhimi i Peshkimit dhe Ekologjia”. Vetë mishi i kërmijve të detit vlen miliona në vit në porte dhe është gjithashtu një shtytës kryesor i turizmit në ishuj
Tereha Davis, familja e së cilës ka peshkuar kërmijtë nga ujërat përreth Bahamas për pesë breza, kujton kohën kur ajo mund të hynte në ujë nga plazhi dhe të merrte kërmijtë e detit nga bregu.
Por në vitet e fundit, Davis, 49 vjeçe, dhe peshkatarë të kërmijve si ajo, u është dashur të shkojnë gjithnjë e më larg nga bregu - ndonjëherë deri në 48 kilometra - për të gjetur molusqet që bahamianët i hanë të skuqura, të ziera, të tymosura dhe të papërpunuara e që janë shtyllë e ekonomisë dhe industrisë së turizmit të vendit ishull.
Shkencëtarët, konservatorët ndërkombëtarë dhe zyrtarët qeveritarë kanë dhënë alarmin se popullsia e kërmijve po zbehet për shkak të peshkimit të shpeshtë dhe një ushqim qendror në dietën dhe identitetin e bahamianëve mund të pushojë së qeni komercialisht i zbatueshëm brenda gjashtë vjetësh.
“Kur isha fëmijë, kurrë nuk duhej të shkonim kaq larg për të marrë kërmijtë e detit”, ka treguar Davis, duke folur në një treg në Freeport, ku ajo shiti peshkun e saj. “Pa kërmij, çfarë duhet të bëjmë?”.
Peshkimi i tepërt i kërmijve paraqet shkatërrim të mundshëm në mbarë botën për ushqimet tradicionale. Humbje të tilla janë ndër shembujt më të shquar sesi peshkimi i tepërt ka ndryshuar jetën e njerëzve - si punojnë, çfarë hanë, si e përcaktojnë veten e tyre.
Sfidat e peshkimit të tepërt me të cilat përballen bahamianët pasqyrohen në vende kaq të ndryshme si Senegali, ku peshkimi ka hequr grupin e bardhë, bazën e gjatë për pjatën kombëtare të Thieboudienne dhe Filipinet, ku ka varfëruar peshqit e vegjël si sardelet që përdoren në kinilaw, një pjatë e papërpunuar e ngjashme me cevichen.

Zhdukja e specieve
Nuk është më një kërcënim teorik, peshkimi i tepërt ka zhdukur speciet dikur të bollshme dhe ka hequr nga tavolina përgjithmonë pjatat e dashura të rëndësishme kulturore. Dhe është një problem që përkeqësohet - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë ka deklaruar se më shumë se një e treta e rezervave të peshkut në botë janë të peshkuar tashmë dhe shkalla e peshkimit të paqëndrueshëm po rritet.
Organizatat qeveritare dhe grupet e avokimit po punojnë për të ndaluar peshkimin e paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar që ka përshpejtuar humbjen e specieve. Ata fajësojnë gjuetinë pa leje, rregulloret e dobëta dhe mungesën e zbatimit të ligjeve ekzistuese. Rregullatorët, si Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës në SHBA, kanë thënë se reduktimi i peshkimit të paligjshëm është thelbësor për të parandaluar humbjen e opsioneve të preferuara të ushqimit.
Humbja e këtyre ushqimeve rrezikon disponueshmërinë e proteinave dhe hekurit në dietat e njerëzve në vendet e varfra dhe ndryshon rrjedhën e kulturës në vendet e pasura dhe të varfra, ka thënë Richard Wilk, profesor emeritus në Departamentin e Antropologjisë të Universitetit të Indianës, i cili ka studiuar kulturat ushqimore. Vendet që nuk arrijnë të kontrollojnë peshkimin e tepërt rrezikojnë të përsërisin gabimet e vendeve si Japonia, ku peshkimi i harengës u shemb në mesin e shekullit të 20-të, duke i kushtuar punë, duke zvogëluar qasjen në ushqimin tradicional të dasmës dhe duke e lënë vendin të varur nga furnizimet e huaja, ka treguar ai.
Por numri është më i rëndë në vendet në zhvillim dhe komunitetet më të varfra.
“Mënyra se si ndryshimet mjedisore dhe peshkimi i tepërt ndikojnë te njerëzit dhe kuzhinën është e ndryshme për peshkatarët që mund të përfundojnë të uritur, ose tregtarët lokalë”, ka thënë Wilk.
Pak vende janë aq sinonim i ushqimit të detit sa Bahamas është me kërmijtë e detit. Kërmilli mbretëreshë, specia kryesore ushqimore, është një kërmill detar që arrin gjatësinë deri në 30 centimetra dhe mund të jetojë për 30 vjet. Guaskat janë konike me gjemba të shumta të spikatura dhe të gjitha pjesët përveç guaskës janë të ngrënshme, me një aromë ndonjëherë të krahasuar me molusqet dhe salmonin.
Përdorimi i kërmijve
Ndonëse kërmijtë mund të jenë të kushtueshëm në SHBA dhe kudo, janë aq të përhapur në Bahamas, saqë nuk është e vështirë të gjesh një vakt për më pak se 10 dollarë. Ky është më pak se çmimi i shumë mishrave në ishull dhe kërmijtë gjenden gjithashtu për shitje në shumicën e dyqaneve ushqimore për të ngrënë në shtëpi. Sipas një studimi të vitit 2021, në pjesët rurale të Bahamas, gati dy të pestat e popullsisë hanë kërmij të detit çdo javë.
Vendi me rreth 400 mijë banorë është shtëpia e 9 mijë peshkatarëve të kërmijve - plotësisht 2% e popullsisë dhe numri duket se po mbahet i qëndrueshëm edhe me rënien e tyre, sipas një studimi në revistën “Menaxhimi i Peshkimit dhe Ekologjia”. Vetë mishi i kërmijve të detit vlen miliona në vit në porte dhe është gjithashtu një shtytës kryesor i turizmit në ishuj, përveçse është një artikull i rëndësishëm eksporti në SHBA dhe shumë vende të tjera ku kërmijtë janë delikatesë.
Zhytësit zakonisht i kapin kërmijtë me dorë, mundësisht në ujërat afër bregut nga një varkë e vogël dhe pa pajisje më të sofistikuara se një maskë e tub ajri. Ndonjëherë duke punuar në ujëra mjaft të thella, zhytësit mund të marrin në shtëpi deri në 1000 kërmij në një udhëtim të vetëm.
Kërmijtë shpesh çahen me një çekiç në plazh menjëherë pasi janë marrë nga deti, mishi hiqet me shpejtësi dhe lëvozhgat hidhen. Është tipike të shohësh guaska të hedhura në vijën bregdetare dhe disa komunitete kanë vende të veçanta për hedhjen e guaskave.
Përktheu: Blerta Haxhiu