Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
60 MINUTA

Shteti përballë shtrenjtimit të naftës - 60 Minuta me Mimoza Kusari Lilën

Ministrja  e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, do të jetë e ftuar sot në emisionin “60 Minuta” për të diskutuar lidhur me lëvizjen e çmimeve të derivateve  dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrë Qeveria për të parandaluar rritjen e mëtejme.

Çka tregojnë monitorimet e MINT-it për çmimet e naftës në Kosovë?

A reflektojnë çmimet në Kosovë me ato në bursa?

Përse Qeveria po refuzon të largojë TVSH-në dhe akcizën në naftë për të parandaluar rritjen e mëtejme të çmimit?

Sa kompani deri më tani janë gjobitur për shkelje të marzhës tregtare?

Cili është kapaciteti i MINT-it për të mbikëqyrur tregun e naftës në Kosovë?

A ka dhënë efekte caktimi i marzhës tregtare?

Edhe Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri më 4 korrik Arbëri 3 j. më parë Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri më 4 korrik

Cilët sektorë e shërbime mund të preken kjo nga rritje?

Cili janë rezervat shtetërore të naftës dhe a mund të vihen ato në dispozicion për të parandaluar shtrenjtimin?

Sot në emisionin “60 Minuta” nga ora 17:00 në KTV.