Në fillim të këtij muaji, autoritetet austriake hoqën masën e mbajtjes së detyrueshme të maskave në transportin publik në Vjenë dhe ata që dëshirojnë të vazhdojnë t'i mbajnë mund të gjobiten.
Sipas “Der Spiegel”, një gjobë deri në 150 euro mund të aplikohet në bazë të ligjit të miratuar në vitin 2017.
Ligji parashikon ndalimin e mbulimit të fytyrës në një vend publik. Përjashtim bën mbajtja e maskës për arsye mjekësore. Para shpërthimit të pandemisë COVID-19 ishte i nevojshëm konfirmimi i mjekut.
Për këtë temë ka reaguar më herët ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauh, i cili ka thënë se mbajtja e maskave, për momentin, nuk përbën shkelje të ligjit.
Megjithatë, që nga ky muaj është e pasigurt se si do ta trajtojnë autoritetet kompetente ata që mbajnë maska, sipas mediave austriake.
“Kurir” austriak raportoi se qeveria po kërkon një mënyrë për të zgjidhur dyshimet në lidhje me këtë çështje.
-
Nga 1 janari në Zvicër ndalohet mbulimi i fytyrës
-
Austria heq karantinën për personat me COVID-19 që s’kanë simptoma
-
Bartja e maskës s’është më e obligueshme gjatë fluturimeve në vendet e BE-së
-
Parlamenti austriak miraton ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla
-
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme