Policia angleze ka sekuestruar një furgon të mbushur me para gjatë një kontrolli rutinë. Brenda mjetit u gjetën pothuajse gjysmë milioni funte. Furgoni u ndalua në Leicester në Angli për kontroll dhe efektivët u habitën kur brenda zbuluan 465 mijë funte.
Shoferi u arrestua dhe do të merret në pyetje për të dhënë shpjegime për sasinë e madhe të parave për të zbuluar origjinën dhe burimin e tyre. Paratë e sekuestruara ishin në kartëmonedha 20 funte dhe 50 funte të ndara në tufa, shkruan KlanTv.
“Shoferi është arrestuar dhe do të qëndrojë në paraburgim. Ai do të merret në pyetje nga oficerët pasi arrestimi lidhet me një hetim në vazhdim të policisë”, tha një zëdhënëse policie.
Artikuj të ngjashëm
-
Pasagjeri i linjës Londër – Prishtinë kapet me 9.500 funte, i konfiskohen 25% të tyre
-
U konfiskohen gati 33 mijë euro pasi nuk i lajmëruan, arrestohen
-
Ish-ylli i Premier Leagues kapet me kokainë në veturë
-
Policia në Shqipëri e ndalon shkodranin, ia gjen në veturë 44 mijë funte
-
Mori 209 gjoba për parkim në dy vite, arrestohet britaniku