Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

U konfiskohen gati 33 mijë euro pasi nuk i lajmëruan, arrestohen

Policia ia ka gjetur një shumë të madhe parash një burri i cili ishte me veturë në Fushë-Kosovë.

Rasti është iniciuar si shmangie nga tatimi, ndërkohë nuk dihet prejardhja e parave.

“Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa gjermane me vozitës mashkull shqiptar, gjatë kontrollimit në çantat e tyre janë gjetur në pronësi një shumë e parave në vlerë tridhjetë e dymijë e nëntëqind (32 900)€. Prejardhja e parave nuk dihet”, njoftoi PK-ja.

Me urdhër të prokurorit shuma e parave është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.