David Lammy është zgjedhur zëvendëskryeministër i Britanisë së Madhe dhe ministër i Drejtësisë, si pjesë e ndryshimeve në Qeverinë britanike të Keir Starmerit pas dorëheqjes së zëvendëskryeministres Angela Rayner.
Rayner u dorëhoq pasi pranoi se ka paguar më pak taksa se që duhej për pronën e re. Ajo akuzohej se ka shmangur pagësë prej rreth 40 mijë funtesh.
Yvette Cooper do ta zëvendësojë Lammyn si Sekretar i Jashtëm.
Shabana Mahmood, si ministre e deritashme e drejtësisë, do të kalojë në Ministrinë e Brendshme.
Qeveria po ashtu ka caktuar ministra të rinj në dikasteret për mjedis, ekonomi, punësim e pensione.
Artikuj të ngjashëm
-
Burnham e konfirmon se do të kërkojë të zëvendësojë Starmerin
-
Starmer jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë dhe si kryetar i Partisë Laburiste
-
Starmeri vazhdon të këmbëngulë në vazhdimin e qeverisjes
-
Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë
-
Andy Burnham bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe