Rrjedhja e naftës ka ndotur më shumë se 4 kilometra të bregdetit në qytetin turistik Lecheria në Venezuelë. Autoritetet në shtetin latin kanë urdhëruar mbylljen e plazheve për së paku 72 orë shkaku i rrezikut.
Bizneset në këtë qytet venezuelas janë mbyllur, duke nxitur pakënaqësinë e pronarëve. Qeveria e presidentit Nicolas Maduro dhe kompania shtetërore e naftës nuk kanë bërë të ditur shkaqet e rrjedhjes së naftës ose për sasinë që është derdhur në bregdet.
Rafineria e Puerto La Cruz ka kapacitetin e 200 mijë barelave në ditë. Pothuajse çdo ditë në brigjet e Lecherias presin tankerët për ngarkimin e naftës dhe gazit natyror. Prodhimi i naftës ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit për shkak të krizës së madhe ekonomike në Venezuelë.
Kritikët e Qeverisë kanë fajësuar keqmenaxhimin dhe mungesën e investimeve për të përmirësuar infrastrukturën e rafinerive. Si rezultat i këtyre problemeve rrjedhja e naftës është bërë më e shpeshtë në brigjet e Venezuelës.
-
Banorët e Venezuelës presin orë të tëra për t’u furnizuar me naftë
-
SHBA-ja lidh marrëveshje me Venezuelën për kontrollin e 65 miliardë fuçive naftë
-
Shkon në 3.811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
-
Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në Venezuelë, numri i viktimave ka arritur në afro 1.500
-
Venezuela vazhdon përpjekjet për nxjerrjen e njerëzve të ngecur nën rrënoja