Pothuajse në çdo cep të botës, njerëzit po e ndiejnë ndikimin e inflacionit teksa kostoja e jetesës vazhdon të rritet në Itali. Megjithatë, inflacioni nuk po i prek krejt njerëzit në mënyrë të barabartë, çmimet më të larta po ua shtrëngojnë lakun edhe familjeve brenda dhe jashtë vendit.
Punëtorët emigrantë dhe njerëzit që dërgojnë para tek të afërmit jashtë vendit, shpesh kursejnë më pak, sepse janë të detyruar të shpenzojnë më shumë për shkak të inflacionit.
Për disa, e vetmja mundësi është puna pa pushim, duke punuar gjatë fundjavave në turnet e natës. Për të tjerët, do të thotë se më nuk do të ketë mish e pemë të freskëta, në mënyrë që të dërgojnë atë që ka mbetur nga kursimet e tyre te familja në shtëpi, disa prej të cilëve po ikin nga uria ose konflikti.
Sipas Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, 71 milionë më shumë njerëz në mbarë botën u zhytën në varfëri si rezultat i çmimeve më të larta të ushqimit dhe energjisë, që u rritën në javët pas pushtimit rus të Ukrainës dhe ndikimit të tij në sigurimin e drithërave nga rajoni i Detit të Zi.
-
Invadimi i Rusisë në Ukrainë e çon inflacionin në qiell
-
Çmimet “në qiell”, pagat e pensionet kërkohet të përshtaten me inflacionin
-
Inflacioni ndryshon shprehitë e qytetarëve - rritja e çmimeve bëhet gati e papërballueshme
-
Çmimet vazhdojnë të rriten, qytetarët thonë se kjo po ua rëndon jetën
-
Çmimet e larta gërryejnë standardin e qytetarëve