Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndihmohet studentja që jetoi me 30 centë në ditë

Vullnetarët kanë dhuruar pothuajse një milion juan për një studente kineze, që u shtrua në spital, pasi jetoi me vetëm në 2 juanë, ose 30 centë në ditë për pesë vjet.

Rasti i Wu Huayan-it i tronditi kinezët në fillim të kësaj jave.

Gruaja 24-vjeçare konsiderohet se është kequshqyer, ndërsa po përpiqej të studionte dhe mbështeste vëllanë e saj të sëmurë.

Historia e Huayan-it gjithashtu ngjalli zemërimin tek autoritetet për dështimin në identifikimin e gjendjes së saj dhe dhënien e ndihmës shumë më herët.

Pasi u raportua ngjarja, donacionet filluan të grumbullohen për studenten dhe raportohet se arrijnë në rreth 114,000 dollarë.