Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndihma amerikane për Izraelin është agresion, thotë Hamasi

Grupi militant citohet nga agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë se ndihma e re ushtarake amerikane për Izraelin përbën “agresion” kundër palestinezëve.

Thuhet se grupi u ka bërë thirrje “luftëtarëve në Bregun Perëndimor” dhe “kombeve arabe dhe islamike” që t'i bashkohen betejës.

“Njoftimi i SHBA-së se do të sigurojë një aeroplanmbajtëse për të mbështetur okupimin (Izraelin) është pjesëmarrje aktuale në agresionin kundër popullit tonë”, thuhet në deklaratë.