Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Navalny shkruan nga burgu, pritet ta zemërojë Kremlinin

Alexei Navalny

Lideri opozitar rus Alexei Navalny, në një shkrim nga burgu, u ka bërë thirrje politikanëve të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër korrupsionit botëror dhe të nxisin sanksione personale kundër oligarkëve “në shoqëri të Vladimir Putinit”.

Duke shkruar për “Guardianin” para përvjetorit të parë të helmimit të tij të 20 gushtit të vitit të shkuar, Navalny u ka kërkuar liderëve perëndimorë të mos e lënë prapa atë që e cilëson si “çështje dredharake”. Ai thotë se iu sigurua mbijetesa vetëm për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit brenda agjencisë ruse të spiunimit.

Në një shkrim ironik Navalny ka shkruar se “saktësisht një vit më parë nuk vdiqa nga helmimi me armë kemikale dhe duket se korrupsioni s’është që s’pati gisht... kur një menaxhment i lartë i një shteti është i preukopuar me raketat mbrojtëse dhe zhvatja nga bizneset, kualiteti i mbulimit të operacioneve vuan pashmangshëm”.

Sipas tij, liderët perëndimorë nuk po guxojnë të përballen me problemin e korrupsionit kur personi përgjegjës shpesh është krahas tyre në ndonjë konferencë për media pas samiteve. Nga çështje dytësore, ai ka thënë se lufta e korrupsionit duhet të jetë pjesë e “agjendës së madhe”, krahas luftërave, migrimit, varfërisë e krizës klimatike.

Një takim mes liderëve botërorë dhe Putinit, Navalny thotë se do të ishte “i çuditshëm” duke shtuar se “Njeriu më i pasur në botë, që ka rruar shtetin e tij, do të ftohet për të diskutuar se si të merret me problemin e vetvetes. Shumë dinake, shumë e çuditshme”.

Të hënën, Navalny e diktoi letrën e tij – të publikuar edhe në “Le Monde” të Francës dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung” të Gjermanisë – nëpërmjet avokatëve. Ai është në burg që kur u kthye në Moskë nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke marrë trajtim mjekësor për shkak të efekteve nga helmimi.

Edhe Vdiq Navalny, lideri i burgosur opozitar rus Botë Vdiq Navalny, lideri i burgosur opozitar rus

Autoritetet ruse e arrestuan me t’u kthyer. Ai akuzohej se ka shkelur lirimin me kusht nga një dënim i mëhershëm. Pas grevës së urisë në prill, ai u kthye në qendrën e burgimit në lindje të Moskës.

Artikulli i tij pritet të nxisë reagime të ashpra nga Kremlini. Ai ka kërkuar nga shtetet perëndimore të ndërmarrin sanksione direkte ndaj oligarkëve të afërt të Putinit. Përderisa asgjë nuk ndodh “çfarëdo retorike anti-korrupsion nga Perëndimi do të shihet vetëm si lojë”.