Bruksel, 2 prill – Ministrat e Jashtëm të NATO-s pritet të miratojnë këtë javë një rritje të prezencës së aleancës në rajonin e Detit të Zi, pasi Rusia kapi disa anije ukrainase dhe anëtarët e tyre në Ngushticën e Kreçit vitin e kaluar.
Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Moskës kanë rënë ndjeshëm që kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe filloi të mbështesë separatistët prorusë në lindje të Ukrainës.
NATO-ja ka dënuar fuqishëm sjelljen e Rusisë dhe në dhjetor kërkoi lirimin e menjëhershëm të 24 marinarëve të kapur, si dhe akses të lirë për anijet e Ukrainës në portin ukrainas që ndodhet në detin Azov/ DPA.
Artikuj të ngjashëm
-
Stoltenberg: NATO-ja ka rritur prezencën në Detin e Zi
-
SHBA: Aleatët e NATO-s, të bashkuar para bisedimeve me Rusinë
-
Stoltenberg, nga Ukraina ka një kërkesë për Rusinë
-
Ukraina dhe Rusia në prag lufte?
-
Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen mes thirrjeve që Ukraina të përdorë armët e aleatëve brenda Rusisë