Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Deti i Zi ka rëndësi të madhe strategjike për NATO-n dhe sipas tij, Aleanca ka rritur praninë e saj atje, që nga 2014-a.
Këto deklarime, Stoltenberg i bëri të martën, pasi Ukraina tha se një luftanije ruse është parë në Detin e Zi dhe “dukej e gatshme për të lëshuar raketa lundrimi”
“Ne po bashkëpunojmë më ngushtë me vendet e Detit të Zi, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, që janë partnerët tanë të ngushtë”, tha ai në takimi dyditor me ministrat e Jashtëm të NATO-s në Bukuresht.
Sipas tij, ruajtja e kësaj zone është bërë edhe para nisjes së luftës në Ukrainë (24 shkurt), e kjo po vazhdon edhe më tej.
“Deti i Zi kërkon një përgjigje të NATO-s ndaj sfidave që shohim në rajon. Është pjesë e politikës së përbashkët të kësaj aleance për t'iu përgjigjur agresionit të madh”, shtoi sekretari i NATO-s.
Bosfori është ngushticë detare që lidh Detin e Zi me detin Marmara. Ai gjendet në mes të gadishullit Ballkanik dhe atij të Azisë së Vogël, që ndanë Evropën me Azinë. Kur nisi agresioni rus (24 shkurt), Ukraina i kërkoi Turqisë që t'ia bllokojë trupave ruse hyrjen në Bosfor.
Turqia e vetme kontrollon ngushticat sipas Konventës Montreux 1936, e cila përcakton se anijet luftarake që u përkasin vendeve në kufi me Detin e Zi mund të kalojnë, ndërsa të tjerat mund të kalojnë për një kohë të kufizuar vetëm nëse plotësojnë disa kushte.