Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO-ja do të mbajë stërvitjet më të mëdha ajrore në Gjermani

Gjermania do të presë dislokimin më të madh të fuqisë ajrore të NATO-s mbi Evropë në historinë e aleancës, kanë thënë zyrtarët të mërkurën, shkruan Reuters.

Stërvitja Air Defender 23 është planifikuar të fillojë të hënën. Do të marrin pjesë 10 mijë ushtarë dhe 250 avionë nga 25 vende.

Stërvitjet janë krijuar për të simuluar një përgjigje ndaj një sulmi eventual ndaj një vendi anëtar të NATO-s. SHBA do të dërgojë 100 avionë dhe 2000 njerëz për të marrë pjesë në stërvitje.

“Ne tregojmë se territori i NATO-s është vija jonë e kuqe, se jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të këtij territori”, ka thënë gjeneral-lejtnant i Forcave Ajrore Gjermane, Ingo Gerhartz.

Një komandant i lartë gjerman këmbënguli se stërvitja ishte krijuar për të demonstruar një qëndrim mbrojtës ndaj Rusisë.

“Por ne, për shembull, nuk do të kryejmë asnjë fluturim për në Kaliningrad. Pra, kjo është mbrojtëse”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm