NATO ka kërkuar nga Danimarka që të dërgojë 800 trupa ushtarake në Letoni, në një përpjekje për të mbështetur krahun lindor të Aleancës.
Letonia është shtet në kufi me Rusinë në lindje dhe me Bjellorusinë në jug, raporton Sky News të enjten.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka thënë në fillim të kësaj jave se shteti i saj është i gatshëm të dërgojë një batalion në shtetin baltik, mirëpo kjo duhet të miratohet fillimisht në parlament.
Danimarka dhe Norvegjia janë shtete skandinave anëtare të NATO-s, derisa Suedia dhe Finlanda po ashtu shtete skandinave, synojnë të bëhen pjesë e saj.
Finlanda është në kufi me Rusinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Përgatitjet për anëtarësim, Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s
-
Kërcënimi nga Rusia, Danimarka dërgon forca ushtarake në Letoni
-
Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s
-
Me kërkesë të Gjermanisë, Lituania pritet t’i dërgojë rreth 40 trupa në Kosovë
-
Danimarka pro dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë